Maqedoni

Sanksionohen 152 vozitës në Shkup, 19 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 152 shkelje në trafik, prej të cilave 19 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për mosvënien e rripit të sigurimit. Janë shqiptuar edhe 13 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, tre gjoba për kalim në të kuqe dhe 62 gjoba të tjera për parkim të parregullta.