Rusia thotë se bombardimet izraelite në qytetin e Gazës janë kundër ligjit ndërkombëtar
Bombardimet izraelite në Gaza janë kundër ligjit ndërkombëtar dhe rrezikojnë një katastrofë që do të zgjasë për dekada, tha sot ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lavrov bëri komentet e tij kritike në një intervistë me rrjetin bjellorus Belta, të cilat u publikuan sot.
“Megjithse ne dënojmë terrorizmin, ne refuzojmë kategorikisht kundërpërgjigjen në shkelje të ligjeve ndërkombëtare, siç është përdorimi i forcës pa diskriminim aty ku dihet që ka civilë, edhe pse mund të ketë pengje të mbajtura”, tha ai.
“Izraeli thotë se kërkon të shkatërrojë Hamas, por kjo është e pamundur pa shkatërruar të gjithë Gazën dhe popullsinë e saj civile”, shtoi Lavrov.
“Nëse Gaza shkatërrohet dhe popullata e saj prej më shumë se dy milionë dëbohet siç propozojnë disa politikanë në Izrael dhe jashtë tij, kjo do të krijojë një katastrofë për shumë dekada, në mos shekuj”, shtoi ai.
“Është e nevojshme të ndalet, të nisë programi humanitar për të shpëtuar popullatën nën bllokadë”.
Teksa Izraeli ashpërson operacionin e tij ushtarak dhe bombardimet në Gaza, komuniteti ndërkombëtar vetëm bën thirrje për armëpushim humanitar për të dhënë ndihmë ndaj civilëve.
Moska tha se ka dhënë një listë me emrash të pengjeve ruso-izraelite të mbajtur nga Hamas, të cilët grupi ka pranuar të lirojë.
Lavrov tha se Rusia mbetet në kontroll dhe me Izraelin.
“Ambasadori ynë në Izrael është në kontakt të shpeshtë me zyrtarët atje dhe kemi dërguar sinjale për të kërkuar një zgjidhje paqësore dhe jo me strategjinë e ‘djegies së gjithçkaje’”, tha ai.