“Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për situatën në Ukrainë gjatë një konference për media në Bruksel.
“Ajo çfarë po shohim tani është brutaliteti në shkallë të gjerë, i një lufte që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shtoi Stoltenberg.
“Dhe kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe po natyrisht po shkakton vuajtje të mëdha për popullin ukrainas.
“Por është një situatë e rrezikshme për të gjithë ne. Kemi parë natyrën e luftës së presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu për të drejtat themelore të njeriut”, shtoi kreu i Aleancës Veri-Atlantike.