May 14, 2024
Diaspora

Rrugët e New Yorkut kuq e zi, shqiptarët protestuan kundër politikave të Ramës: Mos na provoko se të del puna keq (Video)

 

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar sot me pankarta në duar kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës.

Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit do të bëjë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.

Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen Ramës duke i thënë ‘të mos i provokojë’.

‘Ruaje Drinin, ruaje Dibrën.”-shkruhet në pankartat e tyre.

Ndërsa disa të tjerë mbajnë në duar pankarta që shkruajnë ‘Hiqja pritën Dibrës se do të dalë punë.’