Maqedoni

Rruga Tetovë – Prizren/ Rustemi: Zoti ka dashtë që kufiri të jetë në mes të tunelit

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, drejotir i NP rrugët e Maqedonisë, Ejup Rustemi ka folur edhe për rrugën Tetovë – Prizren, përcjellë Klan M.

”Rruga Tetovë – Prizren ne në ndërrmarjen publike për Rrugë Shtetërore nga viti 2016 kemi bërë studim fizibiliteti ku kemi paraparë tre apo katër trasa ku do kalojë rruga Tetovë-Prizren. Në bisedime me Rrugë e Transportit me palën Kosovare arritëm në përfundim pas formimit të komisionit të përbashkët zgjodhëm njërën nga trasat e cila është më e kapshme dhe më e mirë. Ajo rrugë ka një tunel të përbashkët dhe ai tunel ka gjatësi 6.2 kilometra, Zoti ka dashtë ashtu që kufiri të jetë mu në mes të tunelit” – tha Ejup Rustemi.

Në pyetjen e gazetares se a do të ketë kufi në mes të tunelit.

Rustemi tha se aty nuk mund të ketë kufi edhe pse nuk është biseduar një gjë e tillë, por ai tha se shpresohet që në të ardhmen mos të ketë kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.