September 28, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Rruga Shkup-Tetovë: Shoferi përplas me “Audi” një biciklist dhe largohet nga vendi

Shoferi i një veture ka përplasur një biçiklist në rrugën Shkup-Tetovë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

– Me datë 14.06.2024 në ora 10:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë automjeti i pasagjerëve Audi me targa të Shkupit ka goditur biçikletën e drejtuar nga V.C (49) nga Shkupi, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi”, njoftoi policia.

Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në një spital privat.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.