May 14, 2024
Maqedoni

Rruga e Arbërit e bllokuar për pesë orë nga bora

Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit. Gazetari Neki Feta raporton se pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona u zhbllokua. Ndërkohë, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.

Rreth 200 automjet ishin bllokuar këtë aks prej orës 14:00 të kësaj të shtune. Përveç dëborës, problemi kryesor i krijimit të kësaj autokolone, sipas gazetarit Feta, por edhe disa prej shoferëve që ai mori në intervistë, u bënë automjetet që nuk ishin të pajisura me goma dimri, që lëvizin pa zinxhirë apo edhe futja në kolonë për dy.

Për pasojë, si policia ashtu sikurse edhe borëpastrueset hasën vështirësi në normalizimin e situatës, e cila u zhbllokua rreth orës 20:00./tvklan.al