Rrufeja dogji katër shtëpi në Maqedoninë e Veriut!
Një goditje nga rrufeja mbrëmë rreth mesnatës dogji katër shtëpi në Prilep në rrugën “Kuzman Shapkarev”.
Nuk ka të lënduar, shtatë banorë të Prilepit u shpëtuan, por u shqetësuan dhe tronditën sepse mbetën pa kulm mbi kokë.
Njësiti zjarrfikës i Prilepit thirrjen e ka pranuar 12 minuta pas mesnate, menjëherë kishin mbërritur në vendngjarje dhe kanë intervenuar me 10 automjete dhe 17 zjarrfikës, ndërsa kanë shpëtuar edhe një person me nevoja të veçanta.