Kolumna

Rroftë marrveshja e Ohrit, bankomati i deridjeshëm i disa udhëheqësve politikë shqiptar

Ejup Berisha

Marrveshja e Ohrit apo Bankomati i disa udhëheqësve politik shqiptar sot shenon 23 vite nga nënshkrimi i saj. Atë nga një dokument shumë të rëndesishëm politiko-strategjik udhëheqësit e sipërpërmendur politik e shëndrruan në aparat për pasurim personal dhe grupor. Marrveshja e Ohrit pra u shëndrrua në mjet për përfitime materiale vetëm për një grupacion të ngushtë të individëve të angazhuar gjatë kohë në skenën politike qëndrore edhe pse me të parashihej që në çdo aspekt të perfitonin te gjithe qytetarët shqiptar që jetojnë në RM. Por jo kjo e fundit nuk ndodhi sepse në krye të një subjekti politik shqiptar u vunë disa individ egoiste dhe të uritur për para dhe për pasurim personal. Këta në emër të zbatimit të MO-së bënë koncesione të shumta në dëm të kërkesave dhe nevojave jetike të popullit shqiptar të RMV-së dhe u bënë milionerë ndërsa shumicën e popullit shqiptar të njëjtit e vunë në vështërsi të mëdha finansiaro materiale. Këtyre aspak nuk ju trembej syri që të benin këmbime të dëmshme dhe të papranueshme me qështjen shqiptare për përfitime personale. Këta politikan nuk skuqeshin dhe nuk skuqen aspak duke thënë se Marrveshja e Ohrit u realizua plotësisht edhe pse këta e dinë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Çfar duheshte të bënte Marrveshja e Ohrit për shqiptarët e këtushëm apo për ne?

Kjo duheshte të siguron barazi të plotë për qytetarët shqiptar që jetojnë në RMV. A u arrit kjo barazi fatkeqsishtë jo për shkak të apetiteve individuale dhe grupore të politikanëve shqiptar interesxhinjë të angazhuar në politikë. Me marrëveshjen e Ohrit duheshte të zyrtarizohet gjuha shqipe. A u zyrtarizua gjuha jonë e bukur me të Jo nuk u zyrtarizua si duhet dhe atë jo në frymën e kësaj marrëveshjeje dhe konform sakrificës dhe mundit të popullit shqiptar të RMV-së. Gjuha shqipe sot nuk është sa duhet zyrtare dhe e njëjta më shumë po krijohet përshtypje se po shërben si gjuhë për përkthimin e dokumenteve zyrtare të cilat dalin nga disa institucione shtetërore dhe publike. Marrëveshja e Ohrit nuk flet për këtë funkcion të gjuhës shqipe por flet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Marrëveshja e Ohrit u desht që tu hap dyer punësimi nëpër institucionet shtetërore dhe publike shqiptarëve pavarsishtë se cilit orientim politik dhe ideologjie politike i takojnë të njëjtët. Por një subjekt politik e përvetësoi padrejtësishtë ate dhe nëpër institucione shtetërore dhe publike punësoi vetëmse militant dhe simpatizantë të saj nëpër to. Atëher pse duhet ta festojnë shumica e qytetarëve shqiptarë përvjetorin e 23 të Marrëveshjes së Ohrit kur përfitimet më të mëdha prej saj i kanë një grupacion i caktuar politikanësh. Këta më motivojnë që Marrëveshjen e Ohrit ta perceptoj si Aparat Banke për marrje të parave të gatshme që anemban botës njihet si Bankomat.