Rritet numri i francezëve që përkrahin daljen e Francës nga BE-ja, shkak Kosova
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur reagime të ashpra të përkrahësve të idesë që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian, pasi ia hapi dyert Kosovës për hyrje në bllokun evropian.
Lideri francez të mërkurën priti në Pallatin Elysee kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në deklaratën para gazetarëve, Macroni u shpreh se Kosova do ta ketë përkrahjen e Francës në rrugën e saj evropiane. Ai u kërkoi Kosovës e Serbisë që të angazhohen “si evropianë” në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë dy vendet të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.
Komentet e Macronit kanë acaruar përkrahësit e idesë që Franca të largohet nga BE-ja. Sipas një nga përkrahësve të kësaj fushate, Eric Noirez, kjo do të thotë hapje e dyerve për “garë më pak fer për punësim”.
“Punëtorët francezë do të gëzohen shumë kur të kuptojnë herët a vonë se do të jenë në garë të drejtpërdrejtë me një shtet që pagën minimale e ka rreth 170 euro për muaj. Evropianizmi është çmenduri”, ka thënë ai, raportojnë mediat franceze.