Maqedoni

Rriten nivelet e ujit të lumenjve

Rriten nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në vend, në krahaism me dje. Përjashtim janë lumenjtë Strumica në vendin matës afër Novo Sellës dhe Drini i Zi afër Llozhanit, ku niveli është më i ulët në krahasim me dje.

Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), rritje më e madhe e nivelit të ujit prwj 48 centimetra në krahasim me dje ka tek lumi Radikë, në vendin matës afër Urës së Boshkut, pas çka pason Treska afër Makedonski Brodit me nivel të rritur prej 40 centimetrave. Ulje më të madhe të nivelit prej 12 centimetrave ka tek Drini i Zi afër Llozhanit.

Për dallim nga lumenjtë nivelet e liqeneve natyrore në vend janë të njejta si dje. Me atë rast niveli i Liqenit të Ohrit dhe të prespës është më i ulët nga mesatarja për nëntor dhe atë për tre centimetra tek Liqeni i Ohrit dhe për 1,93 metra tek Liqeni i Prespës me çka është 21 centimetra nën minimumin e paraqitur absolut prej 841,91 metra lartësi mbidetare. Niveli i Liqenit të Dojranit është për 1,66 metra më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.