May 16, 2024
Rajon - Botë

Jordani, fillon takimi me temë Gazën ku marrin pjesë 5 vende arabe dhe sekretari Blinken

Në Jordani ka filluar takimi i “koordinimit” mes ministrave të Jashtëm të 5 vendeve arabe për të diskutuar për sulmet e Izraelit që vazhdojnë kundër Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të transmetuara nga gazetari i AA-së, në takimin që mbahet në kryeqytetin jordanez Aman, krahas ministrave të Jashtëm të Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh.

Në një deklaratë dje nga Ministria e Jashtme e Jordanisë thuhej se “Ditën e shtunë do të mbahet një takim koordinues në kuadër të përpjekjeve për ndalimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe katastrofën humanitare që ajo ka shkaktuar”.

Sulmet ajrore, detare dhe tokësore të Izraelit ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë edhe në ditën e 29-të.