May 6, 2024
Kosovë

Rrihen me njëra-tjetrën dy motra në Prishtinë

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga motra e vet.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.