Maqedoni

Rreth 10 për qind e banorëve, problem me veshkat

Rreth 10 për qind e banorëve të vendit kanë një lloj dëmtimi të veshkave, por një numër shumë më i vogël përfundojnë në fazën përfundimtare të dializës. Numri në Maqedoni varion nga 1.400 deri në 1.600 me tendencë në rritje.

Nuk ka kufi moshe për sëmundjet e veshkave, ka foshnja, si dhe pacientë mbi 90 vjeç, informoi Dushko Gjorgiev nga Shoqata “Nefron”.

Ai tha se vendi ka dializë më të mirë evropiane, por se transplantimi kadaverik ende është problem i madh.

“Maqedonia ka dializë të mirë, gjë që nuk është problem me transplantin. Tani pika jonë e dobët  është transplantimi, përqasjet vaskulare. Nëse dializa tani më së shumti është zgjidhur, ne kemi ende një problem urgjent, përkatësisht transplantin nga personat e vdekur. Prandaj nevojitet një fushatë kombëtare, edukimi, ndërgjegjësimi i njerëzve për dhurimin e organeve.”, – theksoi Dushko Gjorgjiev nga Shoqata “Nefron”.

“Ky institucion shëndetësor, si spitali i parë privat dhe lider në dializë, ka ofruar hemodializë dhe hemodiafiltrim të cilësisë së lartë me një qasje të individualizuar për çdo pacient 14 vjet. Treguesit e performancës dëshmojnë për cilësinë gjermane që ata zbatojnë çdo ditë.”, – deklaroi drejtoresha mjekësore e spitalit, Elena  Banskolieva.

Pacientët me dëmtime të veshkave thonë që janë të kënaqur nga trajtimi i spitalit.

“Nga shtypja e lartë i kam dëmtuar veshkat dhe jam këtu 3 muaj, jemi të kënaqur nga personeli këtu si na trajtojnë.”, – u shpreh një pacient.

Udhëheqësit e spitalit në ditën e hapjes së dializës në spitalin “D.Med Medical” theksuan se ky spital është investimi i parë gjerman në fushën e nefrologjisë me dializë, së fundmi në dhoma të reja moderne me pajisje moderne./TVM2