September 7, 2024
BallinaMaqedoni

Rrëfimi i Hoxhës: Federalizmi i Maqedonisë nga Ali Ahmeti

Xhezai Shaqiri, i njohur si komandat Hoxha rrëfën kohën dhe momentet kur Ali Ahmeti punonte kundër PDK-së dhe idesë së federalizmit të Maqedonisë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Partia Demokratike Kombëtare (PDK), ku unë isha deputet i vetëm në periudhën kohore 2002-2006 në programin e saj kishte federalizimit. Këtë federalizim sot Ali Ahmeti e kërkon nga pozicioni i opozitës, e derisa ishte në pozitë e sulmoi dhe shpartalloi PDK-në.

Më kujtohet në atë kohë Ali Ahmeti fshehurazi dhe në mënyrë tinëzare kishte realizuar takime me secilin anëtarë ë PDK-së , duke filluar prej kryetarit Kastriot Haxhirexha, sekretarit Xhevat Ademi, Fadil Bajrami, Tahir Hani e të tjerë. Secilit prej tyre u kishte ofruar poste, duke i anëtarësuar në BDI me idejën për ta shkatërruar idenë e federalizmit.
Urdhër të prerë kishte dhënë që vetëm komandat Hoxha të mos i dijë rrjedhat e bisedimeve.
Në një moment unë informohem se shumica e anëtarëve të PDK-së kanë bërë marrëveshje me Ali Ahmetin dhe shkoj e takoj Kastriotin në Dibër dhe më thotë se unë qëndroj PDK. Pastaj i marr të tjerët në telefon dhe në shpejtësi të gjithë më premtojnë se nuk lëvizin prej PDK-së.

Pas dy ditësh kur e shoh në media Kastriotin dhe Xhevatin duke nënshkruar shkrirjen e programit të federalizmit të MK-së, i cili kishte për qëllim avansimin e të drejtave të shqiptarëve.

Morën poste të gjithë të PDK-së e mua më lëshuan një akuzë se isha kundër dhe për 10 vite më mbajtën të izoluar në Tanushë.
Phuuuuu farë e fëlliqur,mbas 20 viteve mundohen të mashtrojnë Shqiptarët me një ide që vet e kanë shkatëruar.
Tani Ali Kjameti paguan ekspert ndërkomtarë me ringjall idenë e federalizmit, e hajmedet”, ka shkruar Hoxha. (INA)