Rrahje para një lokali në Kumanovë, u sulmua edhe një polic
Katër persona janë arrestuar nga policia e Kumanovës pasi janë përfshirë në një rrahje dhe e kanë prishur rendin publik. “Mbrëmë rreth orës 4.30 në një parking para një lokali në Kumanovë, nga oficerë të policisë nga SBP-Kumanovë, janë arrestuar dy persona të moshës 25 dhe 21 vjeç nga Shkupi, dy persona të moshës 22 dhe 23 nga Kumanova pasi B.K fizikisht e ka sulmuar 21 vjeçarin nga Shkupi. Të arrestuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë rrahjes. B.K. ka sulmuar fizikisht një polici që po kryente shërbime zyrtare”, njofton MPB-ja.