RKI: Situata COVID-19 në Gjermani shumë serioze
RKI: Situata COVID-19 në Gjermani shumë serioze
Situata e COVID-19 në Gjermani mbetet shumë, shumë serioze, sipas Institutit kombëtar për Kontrollin e Sëmundjes “Robert Koch” (RKI), që regjistroi sot numra të lartë të infektimeve.
Në 24 orët e fundit, RKI raportoi 17 855 raste të reja dhe 104 vdekje.
“E ashtuquajtura shkallë e incidencës së infeksioneve për 100 000 banorë në shtatë ditë u rrit në 129,2 nga 127 një javë më parë”, tha RKI.
Sipas të dhënave nga 70 spitale në të gjithë vendin, gjithnjë e më shumë të rinj po shtrohen në spital me infeksione në frymëmarrje dhe njësitë e kujdesit intensiv po mbusheshin me shpejtësi.