Rivotimet: Fatmire Isaku humbi mandatin, Imërlije Saliu deputete e re
Zv/ministrja aktuale e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku ka humbur mandatin e deputetes pas rivotimit të sotëm në një vendvotim në fshatin Llërcë të Zhelinës. Isaku ishte e nënta në listën e Frontit Evropian si kandidate e PDSH-së. Por në vend të saj deputete në bankat e Kuvendit të Maqedonisë do të jetë Imërlije Saliu nga VLEN, shkruan Lideri.mk, e cila ishte e teta në listën e koalicionit opozitar.
Në rivotimin e sotëm në Llërcë VLEN bëri kthesë të madhe duke fituar rreth 500 vita, kurse Fronti Evropian mori rreth 50 vota.
Tani raporti i përgjithshëm mes këtyre dy koalicioneve eshtë 18:14, sepse ps rivotimeve në Njësinë Zgjedhore numër 5 nuk është rrezikuar mandati i deputetit të katërt të Frontit Evropian, Ismail Jajoski./Lideri
KSHZ del me rezultatin përfundimtar të rivotimit sot në njësinë 5 dhe 6
KSHZ përmes një konference për media konfirmon se janë numruar votat nga rivotimi i sotshëm në njësitë 5 dhe 6.
Në njësinë zgjedhore 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve ku 4 i takojnë Frontit Europian dhe 1 koalicionit VLEN.
Në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse koalicioni VLEN fitoi një më shumë duke barazuar rezultatin me nga 8 deputetë.