“Rinia na shkoi”, banorët e Hasanbegut presin jetë më të mirë pas zgjedhjeve
Në lagjen Hasanbeg të Komunës së Gazi Babës procesi i votimit ka filluar në kohë pra në orën 7, por edhe këtu në disa vendvotime janë shfaqur probleme teknike me aparatet fingerprint. Megjithatë procesi i votimit nuk është ndërprerë. Qytetarët presin realizimin e projekteve të premtuara gjatë fushatës, mbi të gjitha, siç thonë ata për të rinjtë, të cilët çdo ditë po lëshojnë vendin për jetë më të mirë.