Rikthimi i Bejtës, ”nervozon” Talat Xhaferin: Çfarë është turpi për Nevzatin?
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 komentoi Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin e me theks të veçantë edhe Nevzat Bejtën, të cilët edhe pse ishin pjesë e “Grupit të Zjarrit”, u kthyen sërish në BDI. Xhaferi tha se është legjitime që të kthehen, por se çuditet se si kthehen pa turp pas gjithë atyre gjërave që kanë thënë.
“Duke i marrë parasysh të gjitha paraqitjet publike të të përmendurve, posaçërisht të Nevzatit që vjen nga Gostivari, dmth paraqitjet e tij publike…çka të them përveç se thënies popullore: Çfarë është turpi për…pas gjithë atyre gjërave që i thanë publikisht atje dhe tani pa turp të kthehen. Kjo është legjitime, ata janë anëtarë”, tha Xhaferi.