Sport

Rikthehet kampionati, fitojmë vetëm Shkupi dhe Struga

Pas pauzës dy javore është rikthyer sot kampionati elitar në Maqedoninë e Veriut me ndeshjet e xhiros së 11-të që ishin në program mesditën e kësaj të diele, ku vetëm Shkupi dhe Struga Trim Lum arritën të regjistrojnë fitore, përderisa Shkëndija u ndal sërish me barazim në Tetovë. Kampionët në fuqi mundën me rezultat 3:0 Makedonija Gjorçe Petrovin në kreyqytet, ku golat i shënuan Zguro, Mazrekaj dhe Ibraimi. Shkupi në Kumanovë falë golit të Darko Ilievskit në pjesën e parë triumfoi ndaj Bregallnicës së Shtipit. Ndërkohë Shkëndija e Tetovës pas dy fitoreve radhazi, është ndalur në Tetovë me barazim 1:1 nga Brera Strumica. Me barazim identik u mbyll edhe ndeshja ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Gostivarit dhe Voska Sport. Në dy takimet tjera, Sileksi mposhti me rezultat 1:0 Tikveshin, përderisa Rabotniçki u mund nga Vardari me shifra 0:1.