Maqedoni

Rexhepi: Nëse e majta mbetet në mazhorancën e re, do të bind Alternativën të tërhiqet

Deputeti i alternativës Skender Rexhepi-Zejdi në një prononcim për Slloboden Peçat thotë se sonte do të përpiqet t’i bindë deputetët e partisë së tij që të mos votojnë për rënien e Qeverisë, nëse e majta mbetet në shumicën e re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Sonte në një takim me kryesinë më të ngushtë të partisë do të përpiqem t’i bind të gjithë deputetët e Alternativës që të mos jenë pjesë e shumicës së re nëse mbetet e Majta, tha Rexhepi.

Më herët, Rexhepi tha se nuk do të lejojë që nënshkrimi i tij të mbetet tek ai që njollos gjuhën dhe identitetin shqiptar, duke iu referuar të majtës.