Rajon - Botë

Respektuan rregullat për t’u mbrojtur nga Covid-19, britanikët probleme me shëndetin mendor

Qytetarët që kanë respektuar në mënyrë të rreptë rregullat për të mos u infektuar nga Covid-19 në Britaninë e Madhe kanë probleme me shëndetin mendor. Është ky rezultati që vjen nga një sondazh i kryer nga Universiteti Bangor në Wells.

Personat që kanë ndjekur në mënyrë rigoroze rregullat kanë tani pas 3 vitesh që prej nisjes së pandemisë më shumë stres, ankth dhe depression. Ishin 1729 qytetarë që dhanë përgjigjet e tyre në këtë sondazh.

Sipas akademikëve në Universitetin Bangor, qytetarët e kishin të vështirë që të ktheheshin në normalitet pas zbatimit të masava që u vendosën nga pandemia e Covid-19.

Ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se dëmi që është shkaktuar nga Covid -19 në shëndetin mendor të qytetarëve britanikë reflektohet edhe tek rritje e numrit të personave që kërkojnë ndihmë të specializuar shëndetësore mbi problemet që kanë

Megjithatë sondazhi ka treguar gjithashtu se njerëzit të cilët kanë reflektuar me veten mbi Covid-19 e patën më të lehtë që të dilnin nga pasojat psikologjike që la pas pandemia.

Mjekët thonë se problemet e shëndetit mendor nga Pandemia janë shtuar jo vetëm si pasoje e ndjekjes në mënyrë rigoroze të rregullave, por edhe për shkak se shumë qytetarë pësuan humbje të familjareve apo miqve nga Covid-19.