Rektori i UNT Izet Zeqiri hapi ekspozitën e tretë titulluar “Nënë Tereza nga Shkupi në Kalkutë”
Në Kampusin Universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dje u hap ekspozita e profesorit Izet Zeqiri, rektor i UNT, me piktura kushtuar jetës dhe veprës së humanistes shqiptare nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza.
Kjo ishte ekspozita e tretë e titulluar “Nënë Tereza nga Shkupi në Kalkutë” përmes së cilës profesor Zeqiri na tërheq vemendjen se përveç që është ekspert i shquar i ekonomisë, posedon edhe prirje të rrallë artsitike, shkruan Lideri.mk.
Profesori Zeqiri tha se në përgatitjen e kësaj ekspozite ka punuar tetë muaj të plotë dhr se nuk ka hequr dorë edhe pse kjo periudhë ka qenë tepër e ngarkuar për të në aspektin profesional.
“Falënderime per gjithë miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët te cilët sot vizituan punën time 8 mujorëshe.
Këto tetë muaj kanë qenë sfidë e imja në të gjitha frontet, megjithatë veprat për Nënë Terezën kanë qenë një prehje në atelien time; një shfryerje e gjithë angazhimit tim profesional dhe personal në Universitetin Nënë Terezë!”, tha profesori Zeqiri në fjalimin e tij.
Ai shtoi se gruaja dhe vajzat kanë qenë kritikët më të mëdhenj, por dhe mbështetja e pandërprerë në artitjen e këtij qëllimi.
“Sot veprat për Nënë Terezën në Universitetin Nënë Terezë, një vyrtyt i pa zakonshëm për mua.
Ashtu sic Gonxhe, uroj të vazhdojmë të bëjmë gjëra të vogla, por me dëshirë dhe dashuri të madhe”, theksoi Zeqiri.
Të gjithë artdashësit që nuk kanë mundur të prezentojnë në hapjen solemne, ekspozitën mund ta vizitojnë ditëve në vijim./Lideri