Maqedoni

Rekomandime shtesë për kollën e mirë, KSI mbledhje për masa të reja

Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mbajë sot mbledhje për të vendosur masat dhe rekomandimet e reja pas shtimit të rasteve të reja me kollën e mirë, si dhe mundësinë e përhapjes së sëmundjes.

Ndërkohë, statistikat regjistrojnë çdo ditë raste të reja. Mjekët nuk e përjashtojnë mundësinë që infeksioni të vazhdojë të përhapet edhe në muajt në vijim.

Epidemi e kollës së mirë tashmë është shpallur në Shkup, ku janë mbi 120 të sëmurë, ndërsa sot do të shqyrtohet edhe mundësia për shpalljen e epidemisë në tërë territorin e vendit.