Regjistrohen 413 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.025 testime për coronavirus, ndërsa 413 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 205, Kumanovë – 37, Veles – 20, Prilep – 19, Manastir – 15, Shtip – 14, Kavadar – 12, Probishtip – 9, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli – nga 8, Kërçovë dhe Koçan – nga 7, Strumicë – 6, Shën Nikolla, Kriva Pallankë dhe Dellçevë – nga 5, Makedonska Kamenica – 4, Struga, Negotina, Radovish dhe Kratovë – nga 3, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 2, Gostivar, Berovë dhe Pehçevë – nga 1 në secilin qytet.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar 9 jetë pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 06.10.2021 deri 09.10.2021.
ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 309 pacientë të shëruar.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 196.376, prej të cilëve 182.782 janë shëruar, ndërsa 6.901 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (15 tetor) është 6.693.