May 17, 2024
Maqedoni

Ilire Dauti: Dallimi i jonë me ata është si dita me natën, si e bardha me të zezën

Deputetja Ilir Dauti tha se nga Tetova puna po duket pastër dhe se po shihet vullneti për fitore.

Ajo tha se koalicioni është i pakrahasueshëm me kundërshatarët dhe dallimi sipas saj është si e bardha me të zezën, si dita me natën.

“Dhe më vjen keq që ky dallim është aq i madh sa vet jeta dhe vdekja. Prandaj krahasoni dhe analizoni, krahasoni se si u sillën kryetarët e tanë dhe krahasoni dështimet e kundërshtarëve. Nga an tjetër krahasoni analizoni konsistencën tonë dhe të deputetëve tonë dhe nga ana tjetër shifni dhe analizoni servilizimin e tyre në pushtet për pak pushtet”, u shpreh Ilire Dauti.