Maqedoni

Regjistrohen 1.722 raste të reja dhe 25 viktima nga virusi

Nga realizimi i 4.939 testimeve, 1.722raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.

Nga rastet e reja, 250 pacientë janë infektuar për të dytën herë, transmeton TV21.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 1.942 të shëruar dhe 16 viktima.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e viktimave nga Kovid-19, janë regjistruar edhe 9 të vdekur. Ata janë të moshës prej 47 deri 92 vjeç dhe kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 23.01.2021 – 05.02.2022.

Raste aktive në vend janë 12.072./TV21