April 30, 2024
Maqedoni

Regjistrimi e mori intensitetin e dëshiruar, ESHS nuk pret vështirësi deri në fund

Pa kurfarë pengesa dhe probleme, me intensitetin e dëshiruar po zhvillohet regjistrimi I popullatës dhe objekteve. Nga Enti shtetëror I statistikave janë të kënaqur edhe nga tempoja edhe nga puna e regjistruesve, ndërsa Qeveria pret që regjistrimi të vazhdojë me dinamikën e paraparë dhe të gjitha aktivitetet të përfundojnë me sukses deri më 30 shtator.

Përfundimisht me pardje, deri në orën 20:00 janë regjistruar 512.457 persona, 158.519 amvisëri dhe 212.464 banesa.

Jehona massive, siç tha në konferencën e djeshme për shtyp zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski, tregon për vetëdijesimin dhe përgjegjësinë e secilit prej nesh për të kontribuuar në grumbullimin e të dhlënave, të rëndësishme për krijimin e së ardhmes së përbashkët.

Drejtori I Entit shtetëror për statistika, Aposatol Simovski tha se refuzimet e regjistrimit janë të pakonsiderueshme dhe se qytetarët nuk mashtrohen nga fushata negative.

“Atje ku kemi refuzim fillestar, shkojmë dhe bisedojmë. Shkon instruktori ynë shtetëror dhe anëtari I komisionit regjistrues dhe deri më tani, praktikë më e shpeshtë është ata njerëz të binden dhe regjistrohen. Nuk zbatojmë kurfarë sanksione akoma dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë deri në fund të regjistrimit, përkatësisht se do të arrijmë t’I bindim këta njerëz se, ajo propaganda kundër zbatimit të regjistrimi janë dezinformata dhe qëllimi është krejtësisht tjetër”, deklaroi Simovski.

Mundësia për vëtëregjistrim të personave jashtë vendit dhe përfundimisht me dje deri në orën 11:30 e shfrytëzuan – 192.827 persona.

Regjistrimi 2021 është në ditën e 11-të nga 26 ditët e parapara të aktiviteteve regjistruese dhe duhet të përfundojë më 30 shtator.