June 29, 2024
Maqedoni

Regjistri Qendror saboton regjistrimin në gjuhën shqipe të organizatës “Më Mirë për Tetovën” (Video)

Të nderuar qytetarë,
– Me daten 3 mars të këtij viti në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi dorëzuar dokumentet e nevojshme për regjistrimin e organizatës (Më Mirë) Për Tetovën. Duke u bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dokumentet janë dorëzuar në gjuhën shqipe — ashtu si e mundëson ligji.
– Pas zhagitjeve dhe vështirësive të panumërta administrative, nga Regjistri Qendror kemi pranuar përgjigje me shkrim që shpjegon që ky institucion nuk është në gjendje të përmbush obligimin ligjor për përdorimin e gjuhëve
– Si pasojë të kësaj, rastin e kemi paraqitur në Inspektoratin për zbatimin e gjuhëve, me ç’rast Inspektorati pas kontrollit të kryer ka konstatuar parregullësi në punën e Regjistrit Qendror.

– Pasi kemi marrë përgjigjen e Inspektoratit, përsëri kemi dërguar kërkesë në Regjistrin qendror për përfundimin e procesit të regjistrimit të Organizatës sonë në gjuhën shqipe — e drejtë të garantuar me Ligj.
– Deri më tani edhe pse janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore, ne nuk kemi pranuar asnje përgjigje nga Regjistri qëndror; Në bazë të kësaj mund të konstatojmë që Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut insiston të mos respektojë ligjin për përdorimin e gjuhëve.
– Fatkeqsisht, përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm në ligj dhe është larg zbatimit në praktikë.

– I bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar respektimin e ligjit për përdorimine gjuhëve dhe të mundësojnë realizimin e plotë të të drejtave të qytetarëve, ndërsa Regjistri Qendror të mos sabotojë regjistrimin e organizatës sonë në gjuhën shqipe (dhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë në afat sa më të shkurtër kohor).

Video në këtë Link: https://fb.watch/ljUB_WTFGE/?startTimeMs=15000&mibextid=v7YzmG