May 14, 2024
Maqedoni

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të festës fetare “Shpirtrat”

Për shkak të festës fetare “Shpirtrat”, Njësiti për siguri në kominikacionin rrugor pranë SPB Shkup so dhe nesër do të ndërmarrë masa dhe aktivitete për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin e qytetit të Shkupit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nga 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në rr. ”E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në Varrezat e Qytetit “Butel”, kurse për dalje nga Varrezat, djathtas  nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri në rrethrrotullimin në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas nëpër rr. “Kemal Sejfulla”, theksohet në kumtesë.

Regjim i posaçëm i trafikut do të vendoset edhe në afërsi të Varrezave “Kamnik” dhe “Gjorçe Petrov”.

MPB-ja apelon te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë.