Maqedoni

Refuzohet parashtresa e Antikorrupsionit, djali i Mickoskit ka udhëtuar në Uashington me mjete private

18-vjeçari Jovan Mickoski shoqëroi babain e tij, kryeministrin Hristijan Mickoski, në një udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara për Samitin e NATO-s në Uashington, i cili shënoi 75 vjetorin e themelimit të Aleancës në korrik.

Më 15 korrik, Komisioni ngriti një rast pasi dëgjoi për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington, për Samitin e NATO-s, transmeton Lideri.mk.

Në seancën e sotme rasti është hedhur poshtë pasi është konstatuar se udhëtimi është financuar nga mjetet personale./Lideri