Real Madridi merr lajmin e keq, lëndohet mesfushori france
Pas fitores së madhe me përmbysje në “El Clasico”, Real Madridi ka marrë një lajm të keq. Mesfushori francez, Aurelien Tçuameni, i cili ishte titullar, është diagnostikuar me një frakturë në këmbën e majtë.
Tçoumaneni pritet të jetë jashtë fushave të blerta për 6-8 javë. Kujtojmë që edhe pse alternativat e mesfushës për Ançelotin nuk mungojnë, francezi ka rezultuar një “shtyllë” e fortë para mbrojtjes.
Real Madridi nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kur mesfushori francez ka qenë në fushë nga minuta e parë.