May 10, 2024
Maqedoni

Reagon Sali Berisha: Shqiptarët në burgun e Shkupit po mbahen në kushte çnjerëzore (Foto)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zbuluar një denoncim të disa të rinjve shqiptarë të burgut të Idrizovës në Maqedoni. Berisha në Facebook tregoi keqtrajtimet, torturat e shumëta fizike dhe psikologjike.

“Ju bëj thirrje deputetëve të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, avokatit të popullit, Komisionit kundër Torturës të KE, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB dhe të Parlamentit Evropian të ushtrojnë kontroll të rreptë mbi këtë institucion famzi dhe të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët përgjegjës për situatën dramatike të të drejtave të të burgosurve aty”, shkroi ish-kryeministri shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Situatë ç’njerëzore në burgun famëkeq të Idrizovës. Keqtrajtime shtazore, tortura të shumëllojta fizike e psikolgjike. Të burgosurit me sëmundje të rënda lihen pa mjekim!

Ju bëj thirrje deputetëve të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, avokatit të popullit, Komisionit kundër Torturës të KE, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB dhe të Parlamentit Evropian të ushtrojnë kontroll të rreptë mbi këtë institucion famzi dhe të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët përgjegjës për situatën dramatike të të drejtave të të burgosurve aty.”– shprehu ai.

Lexoni denoncimin e të burgosurit dixhital!

“Pershendetje jemi disa te rinj ne Burgun famkeq te Idrizoves(shkup-maqedoni) ju lutem ju bej thirrje qe te veproni ju, jan duke na marr shendetin, kemi frik te ankohemi neper gardian sepse ngelen tu na dhen paracetamola e hapne gjumi(diazepam) rast konkret sot nje vella i joni ka nderruar jet i semur prej 3 muajsh me semundjen(kancer) te paraqitur nga doktoret ku dhe ketu i ishte nenshtruar nje operazioni kirurgjikal,shkaku i vdekjes nga mungesa e ilaceve mungesa e nencmimit te rracizmit me permbledhjen e fjalve na poshterrojn , ju lutem dua qe kete sms ta merrni per baz ta publikoni dhe fotot qe do jua dergoj ju lutem publikohini pa fytyr ju lutem te gjith shqipetarve te ngrihen per vellezerit e tyre e dim fakti qenjemi ketu nuk eshte nga e mira por cdo gje per te sakrifikuar per me pas nje kafshat buk.”