Reagon Klinika e fëmijëve: Fëmija nëntëvjeçar është sjellë në gjendje shumë të vështirë
Nga Klinika e Fëmijëve në Shkup konfirmuan për MIA-n se të martën te ata ishte sjellë një fëmijë nëntëvjeçar nga Sveti Nikolla, i cili kishte ndërruar jetë pas më pak se dy orëve.
Siç informojnë prej atje, fëmija ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht, nga Spitali klinik i Shtipit dolën me kumtesë për vdekjen e fëmijës nëntëvjeçar.
Siç bëhet e ditur në kumtesë, fëmija ishte sjellë në Repartin për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin klinik të Shtipit më 14 janar në orën 18 në “gjendje të vështirë të përgjithshme me vetëdije të prekur”.
“Menjëherë janë realizuar studime biokimike dhe KT në kokë dhe për shkak të gjendjes së vështirë, me shoqërim medicinal në orën 19, të njëjtën ditë, fëmija është transportuar në KU SM – Shkup”, shtohet në kumtesë.