April 28, 2024
Maqedoni

Kuvend, seanca e fundit e kësaj përbërjeje parlamentare

Kuvendi sot do të mbajë seancën e fundit plenare të kësaj përbërjeje parlamentare. Në rend dite të kësaj seance plenare janë pesë pika.

Ato janë propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, propozim ligji për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, të gjitha në lexim të dytë dhe Propozimi për interpretim autentik të nenit 93 paragrafi 2 të Ligjit për Urbanistikë dhe kërkesa për të dhënë interpretim autentik të nenit 19 të Ligjit për trashëgimi, të parashtruar nga deputetja Lidija Tasevska.