May 3, 2024
Maqedoni

Reagon hoxhë Mazllami: Ma kanë shkurtuar videon për flamurin

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Mazllami ka publikuar videon e plotë, duke thënë se videoja e shukrtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazllami.