May 16, 2024
Maqedoni

Reagojnë policët shqiptarë nga Kumanova: Të dënohet polici që provokoi me flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës!

Nga Vlora Zenuni HamitiSeptember 25, 20230318

Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat.

Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”.
Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik.
Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr masa disiplinore ndaj nënpunësit Aleksiq.
I menjehershem ka qenë reagimi i zyrtarëve policor shqiptarë në Kumanovë, të cilët dënonjë këtë provokim.
“Jemi të mllefosut nga një provokim i tillë i cili në mënyrë të qartë e përkrah terrorizmin e kriminelëve serbë në Kosovë. Kërkojmë nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale që të reagojnë menjëherë dhe të shqiptojnë gjobë adekuate për këtë lloj provokimi”, thuhet në reagimin e policëve shqiptarë dërguar deri te TvNews.