Reagojnë këshilltarët e BDI-së në Kumanovë: Koalicioni i turpit në krye me ‘gradonaçallnikin’ e Alternativës dhe Aleancës, ndërton çerdhe në Zeleni Rid, kurse kërkesën tonë s’e pranojnë
Reagim i këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë:
Mbledhja e 24-të e Këshillit komunal
Të nderuar qytetarë,
Koalicioni i turpit në Kumanovë në krye me gradonaçallnikin e Alternativës dhe Aleancës, ndërton çerdhe në Zeleni Rid, kurse në kërkesën tonë që të përgatitet dokumentacioni për ndërtimin e çerdhes në pjesën e shqiptarëve, nuk pranohet me arsyetimin se NP Kumanova Plan nuk mund ta bëjë projektin ngaqë është e stërngarkuar me punë.
Bëhet pikëndalesë e autobusit në rr.Done Bozhinov dhe Bratsvo Edinstsvo, kurse pikë ndalesa në rr.Tode Mendoll, te lagja e Barakave dhe në kryqëzimin e rrugëve Strashko Simonov dhe Bllagoj Iliev Gune, NUK BËHET.
SEPSE JANË RRUGË TË BANUARA KRYESISHT ME SHQIPTARË.