Maqedoni

Reagoi Byroja për Zhvillimin e Arsimit për protestën e studentëve të FShIIK-ut

Si zgjidhje të përkohshme, dekanati i FShIIK-ut kërkoi nga Qeveria, përkatësisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që të dorëzojë barakat pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike që janë në pronësi të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Por Byroja reagoi sot se kjo nuk është zgjidhje dhe se nuk do të heqin dorë nga ambientet e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Porosisim publikisht se jemi të përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për mbarëvajtjen e mësimdhënies së studentëve të FShIIK-ut dhe mbështesim fakultetin në përpjekjet e tyre për të ofruar kushte adekuate mësimore dhe zgjidhjen e përhershme të problemit hapësinor, në vend që të kërkohet zgjidhje “e përkohshme” e problemit në “ambientet e përkohshme” të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, në të cilat nuk ka kushte për mësim”, thuhet në kumtesën e Byrosë.

Kujtojmë se Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), me vendim të drejtorisë së dekanatit, sot nga ora 12 mban protestë paqësore para Qeverisë. Përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarëve të drejtorisë së dekanatit do të jenë edhe udhëheqësit e institucioneve dhe një anëtar i zgjedhur nga Asambleja Studentore e Fakultetit.

Ndër të tjera, fakulteti kërkon nga Qeveria që brenda tre muajve të obligojë Ministrinë e Arsimit që të sigurojë hapësirë ​​dhe të zhvendosë Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZhA), punonjësit e së cilës janë të vendosur në tre nga barakat e Kampusit Teknik. Dy prej këtyre barakave, thotë FShIIK, janë në pronësi të UKM-së, dhe një është në pronësi të shtetit.