Greva në Arsim, Qeveria jep sinjale për marrëveshje (VIDEO)

Qeveria dhe përfaqësuesit Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës gjatë kësaj fundjave do të përpiqen që të gjejnë zgjidhje rreth kërkesave të punonjësve në arsim, mospërmbushja e të cilave çoi në grevë pothuajse gjithë shkollat fillore dhe të mesme gjatë javës që lamë pas. Gjatë ditëve në vijim pritet të përcaktohet përqindja për rritje të pagave që do të planifikohet dhe të realizohet potencialisht me ribalansin e buxhetit. Në takimin që u mbajt dje, është diskutuar që menjëherë të fillojë dialog gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritje të vazhdueshme të pagave.

“Qeveria është e hapur për dialog për arritjen e një sistemi për rritje të pagave i cili nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga greva dhe pakënaqësi me të cilin do të sigurohet model për rritje të pagave në sektorin publik. I cili sikurse me marrëveshjen për pagë minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe me rritjen e harxhimeve për jetë”.

Nga SASHK-u kanë thënë se, ende nuk kanë marrë propozim konkret për rritjen e pagave dhe se deri të dielën duhet të vendosin për kërkesën kryesore nga Qeveria, ndërprerjen e grevës dhe kthimin e nxënësve në mësim.

Jakim Nedelkov, SASHK

“Kemi marrë disa informata të cilat përsëri nuk lidhen me përcaktimin e përqindjes. Tani Këshilli i SASHK-ut do të diskutojë në lidhje me diskutimet që i kishim në Qeveri dhe do të japim idhëzime në lidhje me anëtarësinë për deklarimin sa i përket kërkesës kryesore nga Qeveria, në interes të nxënësve dhe fëmijëve në kopshte, greva të pauzohet, derisa për dy tre ditë, përfundimisht nuk definohet propozimi i tyre dhe pranimi apo refuzimi ynë”.

Në rast se palët arrijnë marrëveshje rreth përqindjes për rritjen e pagave, atëherë do të ndërpritej greva dhe nxënësit do të ktheheshin në bankat shkollore. /KlanMacedonia/