Reagime nga BDI ndaj Nevzat Bejtës: “Na bëre hor, Qeveria është kompetente për kazinotë, jo Taravari!”
Kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI, Nevzat Bejta, sot përmes një konference për media të mbajtur përpara Kazinove në Gostivar, ka hedhur kritika ndaj kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari për shtimin e objekteve të lojrave të fatit.
Pas kësaj pres konference të Nevzat Bejtës kanë reagur vetë zyrtarë të BDI-së. Ata konsiderojnë se Bejta ka bë “gabim në hapa”, sepse kazinotë janë në kompetenca të pushtetit qendror, e jo pushteteit lokal.
“Bejta na bëri hor edhe neve edhe kryetarin Ali Ahmeti. Fajet për kazinotë i ka pushteti qëndror, ku jemi edhe ne, e jo pushteti lokal. Fajet i ka Qeveria e jo Taravari. Bejta po del naiv duke ua kujtuar qytetarëve se ne jemi fajtorë për kazinotë”, thotë një zyrtar partiak.
Një tjetër burim partiak në BDI, që poashtu kerkon të mbetet anonim, mendon se pas kësaj paraqitje të Nevzat Bejtës qytetarëve do ju kujtohet menjëherë se vetë Bujar Osmani e ka nënshkruar licencën për kazinotë e Mijallkovit, kurse Artan Grubi e ka nenshkruar vendimin për hapjen e konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Zllatibor të Serbisë që është edhe qendër e njohur e kumarit. “Bejta ndoshta po ia bën këtë me qëllim partisë, sepse e ka verjtur se do të humbë prej Taravarit dhe tani don ta dëmtojë partinë jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat tjera”, thekson një burim tjetër në BDI, duke shorehur shqetësimin nga “sjellja e pakontrolluar” e Nevzat Bejtës.