Rasti “Pendikov”: Nis dhe anulohet seanca e parë Gjyqësore
Rasti është i politizuar, kurse Ilija Spaseski është absurde të gjykohet për sulm nga urrejtja ndaj Hristijan Pendikovit, për shkak se babi I tij ka qenë ndër të parët që ka shpëtuar turistët Bullgar gjatë fatkeqësisë së anijes në Ohër.
Në këtë mënyrë, sic percjell KlanM, Avokati i tij Dimitrija Coboski u është përgjigjur gazetarëve pas daljes nga Gjykata e Ohrit, ku sot nisi dhe menjëherë u anulua gjykimi për rastin “Pendikov” apo dhunën që ndodhi më 19 Janar para një lokali në Qendër të Ohrit kur ishte dhunuar sekretari I klubit bullgar, Hristijan Pendikov.
Gjykimi, sic njofton KlanM, është anuluar me kërkesë të palës mbrojtëse për të pasur qasje të plotë në dëshmitë e Prokurorisë. Hristijan Pendikovi nuk është paraqitur në gjykatë. Sipas avokatit të tij ai po mjekohet në Bullgari.
Për rastin “Pendikov”, sekretarin e klubit bullgar në Ohër, seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 5 Prill.
Ndërkohë, në Ohër në objektin ku gjendet shoata “Mbreti Borisi i Tretë” është mënjanuar tabela me emrin. Kjo shoqatë bullgare është e vetmja që ka dorëzuar kërkesë për riregjistrim në Regjistrin Qendror. /KlanMacedonia/