Maqedoni

Rasti i dytë brenda tre ditëve / Digjet vetura e zëvendësdrejtorit të Burgut të Idrizovës

Gjatë mbrëmjes së sotme është djegur edhe vetura e zëvendësdrejtorit të Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi, informon KlanM. Ky është rasti i dytë në vetëm tre ditë.

Ditë më parë komandantit të Burgut të Idrizovës iu dogj vetura para banesës së tij. Afrim Rexhepi e cilësoi këtë si sulm ndaj shtetit. Ai theksoi se kishte pasur probleme me disa prej të burgosurve, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe se punën e kishte kryer me ndershmëri.

Siç mëson KlanM, vetura e djegur sonte është veturë zyrtare që e ka shfrytëzuar zëvendësdrejtori Jonuzi.

Pas pak do të publikojmë edhe video nga vendi i ngjarjes./KlanMacedonia