Rasti Grubi! Merret në pyetje biznesmeni Arsim Papraniku
Biznesmeni, Arsim Papraniku, gjatë ditës së sotme është thirrur në një intervistë informative në stacionin policor të Karposhit për të shpjeguar pse dhe si e ka transferuar Artan Grubin në Kosovë gjatë ditës së shtunë.
Ministria e Brendshme ende nuk ka bërë të ditur nëse do të merret ndonjë masë ndaj tij. Pretendohet se Papraniku, i cili është bashkëpronar i një qendre tregtare në Shkup dhe pronar i një rrjeti dyqanesh të mallrave në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, e ka transportuar Grubin me automjetin e tij diplomatik, edhe pse ai tashmë ishte në Listën e ndalimit të MPB-së.