May 11, 2024
Maqedoni

Rast tragjik në Shkup, 47 vjeçarja ndërroi jetë pasi hëngri byrek të helmuar

Byrek vdekjeprurës me presh. Përfundoi tragjikisht jeta e 47-vjeçares nga Shkupi, e cila po hante byrek shtëpiak me bashkëshortin dhe të afërmit e saj.

Gruaja ka ndërruar jetë dje, ndërsa dy personat janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri prej të cilëve deri mbrëmë ishte ende në koma KARIL.

Familjarët e afërt të familjes së helmuar informuan për mediat se byrekun e bënte gjyshja me dy lloje mielli dhe me presh.

Nga Toksikologjia thonë se bëhet fjalë për helmim me pesticid “metomil”, por për momentin nuk dihet se si ka përfunduar helmi në ushqim.

Rasti është raportuar ditë më parë në polici dhe është publikuar në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“Me datë 17.10.2023 në ora 12.00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë është raportuar se me datë 15.10.2023 për ndihmë mjekësore janë sjellë tre persona nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i bërë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup”, njoftoi policia.