May 7, 2024
Shqipëri

Raporti i OBSH: Ajri në Shqipëri përvit më i ndotur!

Ndotja e ajrit në Shqipëri është përkeqësuar vitin e fundit, sipas raportit të OBSH-së, për cilësinë e ajrit 2023.

Gjatë 2023-shit, PM2.5, njësia e matjes së ajrit të ndotur në vend ishte 16.7, duke kaluar me tre herë mesataren e OBSH-së, ndërsa një vit më parë ishte 14.5. Ky është niveli më i lartë i ndotjes për të paktën 4 vitet e fundit. Shqipëria ngjyroset portokalli, që është tregues i ajrit jocilësor.