May 27, 2024
Maqedoni

Raporti ditor i gjendjes me Kovid në vend

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 476 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 3.145 testimeve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 279 pacientë kurse kanë vdekur 9 persona.

Në mënyrë shtesë në Regjistrim për persona të vdekur me diagnozë të Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të cilët kanë vdekur gjatë periudhës 04.11.2021 deri 14.11.2021. Raste aktive në vend janë 8.455.