Maqedoni

Raporti botërorë i lumturisë, RMV-ja në vendin e 84-të sa i përket nivelit të lumturisë

Finlanda kryeson edhe një herë Raportin e Lumturisë Botërore i cili u publikua së fundmi dhe që mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Finlanda është në krye të listës për të shtatën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Suedia, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Në Ballkan me lumturinë kryeson Kosova, që zë vendin e 29-të, pason Serbia në vendin e 37-të, Bonja e Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 76-të, vendi ynë Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 84-të dhe Shqipëria në vendin e 87-të. Në vendin e fundit të raportit të lumturisë në botë është Afganistani.