Ramis Aliu nga Prilepi me mesazh: Shqiptarët e Dolnenit kanë besim të plotë te Ziadin Sela
Ramis Aliu, është një shqiptar me vlera të larta nga rajoni i Prilepit, më saktësisht nga vendbanimi Zhitoshe.
Vjen nga një familje atdhetare shqiptare e cila me vite ka qenë në krye të detyrës për të ruajtuar identitetin kombëtar shqiptar dhe identitetin fetar.
Ramisi me vite është përkrahës i fuqishëm i partisë ALEANCA PËR SHQIPTARËT që drejtohet ngë Ziadin Sela.
Si një prej themeluesve të degës se DOLNENIT të Aleancës për shqiptarët, Ramisi premton se kërkesat dhe qëndrimi i kryetarit Ziadin Sela, përqafohet nga shumë shqiptar të Prilepit,
Ramisi, një djal i ri dhe me perspektivë ka vendosur që fuqishëm të qëndroj pas vizionit të qartë të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.